Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në Prishtinë.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i maskuar me një shall dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë-thikë, nga arka ka grabitur 500 euro para të gatshme”, thuhet në raport.
I dyshuari është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/