Një grabitje ka ndodhur sot në një supermarket në komunën e Deçanit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ibraj ka bërë të ditur se Policia është në kërkim të dyshuarve, kurse për detaje tjera ka thënë se do të njoftojnë më vonë.
“Po ka ndodhur një grabitje. Policia me të gjitha njësitet është në vendin e ngjarjes. Ne jemi në kërkim të të dyshuarve, dhe për detaje tjera do të njoftojmë me një komunikatë”, ka thënë Ibraj për Telegrafin.
Ende nuk dihet se çfarë është grabitur nga ky supermarket, përderisa raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.
Muajve të fundit në Kosovë, numri i grabitjeve është vlerësuar si shqetësues. /Telegrafi/