Telegrafi

Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një institucion financiar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga informacionet e para dyshohet se grabitja të jetë kryer nga një person.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/