Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, dyshohet se një person i armatosur ka kërcënuar stafin dhe ka marrë një shumë parash.
“Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, tha Ahmeti.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes.