Mbrëmë dy persona të panjohur kanë grabitur qarkullimin ditor në një ëmbëltore të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 20:30 në ëmbëltoren që gjendet në rrugën ‘Vietnamska’, kur të dy personat i janë kanosur punonjëst me armë zjarri, njoftoi sot MPB.
Janë marrë masa për gjetjen e personave dhe qartësimin e rastit. /Telegrafi/