Telegrafi

Grabitje në një bastore të Shkupit

Dje, një autor i panjohur i maskuar ka kryer grabitje në një bastore në Shkup, të vendosur në udhëkryqin në bulevardin “Nikolla Karev” dhe rrugës “Rifat Burxheviq”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grabitësi me kërcënim me pistoletë nga e punësuara ka marrë para nga qarkullimi ditore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Merren masa për gjetjen e autorit dhe qartësimin e plotë të rastit, njofton MPB-ja. /Telegrafi/