Site icon Telegrafi

Grabitje në një bastore në Çair, dëmtohen aparatet dhe vidhen para

MPB Maqedoni njofton se është kryer grabitje në një bastore sportive në Çair, pas çfarë janë dëmtuar aparatet e lojërave të fatit dhe janë marrë para.

“Më 09.02.2025 në ora 06.00 në SPB Shkup është denoncuar se me përdorimin e forcës dhe me mjet, kanë hyrë në një bastore sportive në rajonin e Çairit, ku janë dëmtuar disa aparate për lojërat e fatit dhe janë marrë para”.

“Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

 

Exit mobile version