Policia e Pejës njofton se sot rreth orës 08:30 në Rrugën “Mbretëresha Teutë’ në bastoren ‘ Euro-Live ’ ka ndodhur një grabitje .
Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën, sipas të cilit janë njoftuar për ngjarjen.
Përderisa viktima G.M. ishte në bastore, aty kanë hyrë dy persona dhe njeri nga ata papritmas e ka goditur një herë me grusht në fytyrë dhe nga viktima ka grabitur 300-euro, ku më pas të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim te panjohur me veturën ‘ Pasat’ ngjyrë e kuqe.
Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e incidentit kanë dale njësitet përkatëse, ndërsa njësite tjera policore janë vu në kërkim të dyshuarve. Për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Si rezultat i punës intensive të hetuesve policor dhe aktiviteteve të njësiteve policore në ketë rast,janë identifikuar dy persona të dyshuar, shtetasit A.H.(1993) dhe H.H.(1997).
I dyshuari A.H. është arrestuar dhe ka pranuar veprën e kryer dhe tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar afërsisht 170 euro, për të cilat dyshohet se janë grabitur në rastin e cekur më lart.
Ndërsa i dyshuari i dytë H. H. është kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa lokacione tjera por nuk është hasur nga njësitet policore, mirëpo kërkimet për ketë të dyshuar po vazhdojnë deri në kapjen e tij.
Rasti vazhdon te hetohet në sektorin e hetimeve në Pejë, ndërsa të dyshuarit të arrestuar prokurori shtetit i ka caktuar masën e ndalimit policor. /Telegrafi/