Telegrafi

Grabitje e armatosur një një bankë në Gostivar

Në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një grabitje e armatosur e një banke, nga një person që gjithashtu ka qenë i maskuar.

Rasti ka ndodhur në mesditë, kur në filialën e “Halk Bank” është futur një person i moshës mesatare, që sipas të gjitha gjasave është ndihmuar nga një person tjetër.

Ai ka arritur që përmes kërcënimit të armës të merr një shumë prej një milionë denarësh (16 mijë euro), e më pastaj të largohet.

Raportohet se grabitësi ka hypur në një veturë dhe është larguar. Policia ka ndërmarrë masa për të kapur përgjegjësin e grabitjes./Telegrafi/