Telegrafi

Grabitje e armatosur në Vushtrri

Një person ka njoftuar se derisa kishte qenë në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij në Vushtrri, aty kishin hyrë dy persona të panjohur njëri prej tyre me një armë në dorë, dhe nën kërcenim të armës viktimës i kishin marrë para dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar.

“Vushtrri 22.06.2019-09:30. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij, aty kishin hyrë dy persona të panjohur. Njëri prej tyre me një armë në dorë, dhe nën kërcënim të armës, viktimës i kishin marrë para dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore – rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/