Tre persona kanë hyrë në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë dhe kanë kryer një grabitje.
Nga burime paraprake mësohet se, grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe përmes kërcënimit kanë mundur të marrin një sasi të madhe parash. Pasi kanë kryer grabitjen, 3 të rinjtë janë larguar duke djegur dhe automjetin e tyre pranë urës së Tapizës.
Tre grabitësit kanë arritur të marrin thasët më para në momentin që po bëhej transferimi i tyre nga automjeti i sigurisë për në aeroplan. Dyshohet se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme që do të eksportohej jashtë vendit nga kompani që operojnë në sektorin bankar.
Autorët e grabitjes janë shpallur në kërkim, ndërkohë që uniformat blu po monitorojnë nga ajri për të kapur dy personat. Policia e Tiranës njofton se rruga drejt aeroportit është bllokuar.
Grabitja vjen një ditë pasi u njoftua së në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave të marra kundër terrorizmit, pas sulmit të trefishtë në Stamboll, ku u vranë mbi 40 persona./Shekulli Online/