Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në Prizren

Zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha, ka thënë se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 02 e 20 minuta, kur tre të dyshuar, të veshur me rroba të zeza, të maskuar me maska të zeza dhe të armatosur me kallashnikov dhe një thikë, kanë trokitur në derën e shtëpisë së Sh. Shalës, i cili së bashku me djalin e vëllait ishin zgjuar nga gjumi për të parë se çfarë po ndodhte në ato orë të vona të natës dhe për habinë e tyre hasin në tre grabitës.

“Nën kanosjen e armës, viktimat janë urdhëruar që gjithë sasinë e stolive të arit dhe paratë tua dorëzonin grabitësve. Vlera e stolive të grabitura thuhet të jetë rreth 2000 euro”, ka thënë toger Berisha, duke shtuar se hetues policorë dhe krim-teknika kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet identiteti i grabitësve. /Zëri//Telegrafi/
 

Exit mobile version