Telegrafi

Grabitje e armatosur në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën në Prizren.

Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë një shumë parash.

Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa i dyshuari tjetër ishte nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marr një pjesë të parave nga i dyshuari tjetër.

Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë pa municion e cal. 9mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/