Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë të derivateve në fshatin Stanofc i Epërm në Vushtrri mbrëmë rreth orës 21:30.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, aty kishin shkuar tre persona të panjohur dhe të maskuar të cilët nën duke e kanosur me një armë dhe një thikë ia kishin grabitur 350 euro para të gatshme dhe më pas me një veturë kishin ikur në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/