Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e shtunë në Ferizaj.
Një person i maskuar dhe me armë në dorë ka grabitur paratë në një market, transmeton Telegrafi.
“Ferizaj 03.02.2024- 19:15. Ankuesja femër kosovare , punëtore në një market ka njoftuar se një person i pa njohur i maskuar dhe më një armë në dorë i ka kërkuar që ti japë të gjitha paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur”.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/