Telegrafi

Grabitje e armatosur në një filial për transferim parash në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një grabitje e armatosur në Vushtrri.

Grabitja ka ndodhur në ora 08:00, në një filial për transferim parash që ndodhet në rrugën “Bastri Beqiri” në Vushtrri.

“Me të pranuar informacionin janë angazhuar njësi të ndryshme policore përfshi edhe njësitet rajonale  për hetimin e krimit. Nga rezultatet e para të hetuesve policor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është kryer nga dy persona të maskuar  nën kërcënimin e thikës, ku kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Policia është duke punuar për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim