Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një grabitje e armatosur në Vushtrri.
Grabitja ka ndodhur në ora 08:00, në një filial për transferim parash që ndodhet në rrugën “Bastri Beqiri” në Vushtrri.
“Me të pranuar informacionin janë angazhuar njësi të ndryshme policore përfshi edhe njësitet rajonale për hetimin e krimit. Nga rezultatet e para të hetuesve policor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është kryer nga dy persona të maskuar nën kërcënimin e thikës, ku kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Policia është duke punuar për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim