Telegrafi

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje rreth orës 19:10 në një barnatore në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur.

“Ankuesja femër kosovare punëtore në një barnatore, ka raportuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimit të armës revole kanë arritur të grabisin nga viktima një sasi të parave.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/