Dy punonjëse të një banke në Vushtrri kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një filial bankar, dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënim të armës nga arka u kanë grabitur një shumë parash.
Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, njofton Policia e Kosovës.