Në afërsi të pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbi, më saktësisht në Jarinje, para pak minutash ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Siç njoftojnë burime të gazetametro.net në Policinë e Kosovës, është grabitur makina e cila transportonte paratë për bankat në relacionin Serbi – Kosovë.
Siç merr vesh Metro, aty ka pasur edhe të shtëna me armë, por nuk ka pasur të lënduar. Mirëpo, sasia e parave që është vjedhur, thuhet të jetë e konsiderueshme.
Të kontaktuar nga gazetametro.net, Policia e Kosovës kanë thënë se akoma nuk ka të dyshuar për këtë rast.