Telegrafi

Grabitje e armatosur në Kqiq të Vogël të Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën në fshatin Kqiq të Vogël të Mitrovicës.

Ankuesi kosovar ka njoftuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parash.

Të dyshuarit pas kryerjes së veprës kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetim nga njësitë relevante. /Telegrafi/