Telegrafi

Grabitje e armatosur në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës kishte hyrë një i person i maskuar me armë në dorë duke kërkuar para.

I njëjti kishte thyer një xham të sportelit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon tek njësitë kompetente për hetim të mëtutjeshëm . /Telegrafi/