Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Prishtinës.
Persona të armatosur nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi të arit nga një argjendari.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informacionin për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në një argjendari ku nën kërcënimin e armëve persona të dyshuar kanë grabitur një sasi të arit”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka theksuar se njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin. /Telegrafi/