Telegrafi

Grabitje me armë në një bankë në Aerodrom të Shkupit

Foto: Ilustrim

Një person i panjohur kërcënoi dhe vodhi filialën e “Stopanska Banka” në Aerodrom të Shkupit, duke arritur të merr një shumë prej 320.000 denarësh (rreth 5200 euro).

SPB-ja në Shkup, në orën 08:45 pranoi një raportim se në bulevardin “Jane Sandanski”, se një person i armatosur është duke kryer grabitje në bankën e lartëpërmendur.

Pas këtij akti, personi ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit në fjalë./Telegrafi/