Telegrafi

Grabitja në Rinas, zëdhënësja e ‘Australian Airlines’: Paratë ishin duke u ngarkuar

Për grabitjen e rreth 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ka reaguar edhe kompania e avionëve “Australian Airlines”.

Në një deklaratë për media, zëdhënësja Tanja Gruber është shprehur se grabitja ndodhi kur paratë ishin duke u ngarkuar në avion. Ajo thekson se nuk do të ketë më transferta parash nga Tirana në Vjenë dhe kjo është vendosur për sigurinë e transportit.

“Grabitja e parave ndodhi kur ishin duke u ngarkuar në avion. Ngjarja nuk pati ndikim për ekuipazhin dhe pasagjerët. Nuk do të ketë më transferta parash nga Tirana në Vjenë. Kjo bëhet për masë sigurie”, thotë Gruber.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vjedhja në Aeroportin e Tiranës

Kujtojmë se pasditen e djeshme rreth orës 15:00, ndodhi grabitja spektakolare e rreth 10 milionë eurove të cilat transferoheshin në Austri.

Autorët dyshohet se ishin katër, ndërsa njëri prej tyre mbeti i vrarë nga policia. Ai dyshohet të jetë shtetasi Admir Murataj, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia. Këta të fundit kanë marrë në pyetje bashkëshorten e Murataj, e cila do të bëjë identifikimin e viktimës. /Telegrafi/