Telegrafi

Grabitja në Rinas, shoqërohen në polici 10 punonjës të policisë private

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku tre persona grabitën më shumë se 3 milion euro në aeroportin e Rinasit, mësohet se policia ka shoqëruar 10 punonjës të policisë private

“Nazeri 2000” dhe disa punonjës të një tjetër kompanie private që po transportonte në ato momente paratë e një banke tjetër.

Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar edhe titullarë të kompanisë private ‘Nazer 2000’ dhe ‘Jaguar’ të cilët ishin në vendngjarje në momentin kur ndodhi grabitja.

Burime nga polica bëjnë me dije se 16 persona të tjerë janë shoqëruar nga Policia e Krujës.

Personat e shoqëruar mësohet se janë nga zona e malësisë së Niklës, ku sipas policisë janë larguar edhe autorët e supergrabitjes.