Vrasja e Admir Murataj në grabitjen e milionave eurove në Aeroportin e Riansit në Shqipëri më 9 prill vazhdon të mbetet ende kemi për publikun.
Murataj konsiderohet si truri i grupit kriminal që gramiti milionat e bankave që operojnë ën Shqipëri e të cilat ishin planifikuar të transportoheshin në Austri.
Kur ende prokuroria nuk ka faktuar se cili shtiu mbi Murataj ka folur Gazetari Artan Hoxha, i cili zbulon për Top Story edhe dëshmitë konfidenciale që ai ka siguruar nga efektivë të policisë që kanë qenë në ndjekje të grabitësve.
“Punonjësit e policisë, nga deklarimet që kam marrë personalisht kanë thënë që nuk kemi patur fushëpamje, jemi munduar ta shohim vendngjarjen prapa, që a kanë mundësi, në fakt duket jashtëzakonisht e vështirë të kenë pasur fushëpamje”, tregon Hoxha.
Nga rrëfimet tregohet se Admiri ishte pozicionuar mirë, i fshehur nga plumbat e policisë.
Pyetja e vetme që mund të shtohet është kush e vrau Admir Muratajn? /Telegrafi/