Site icon Telegrafi

Grabitja në Rinas, Haxhinasto: Hetimi do të zbulojë përgjegjësitë institucionale

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka folur për grabitjen në Rinas. Duke iu referua ministrisë së Brendshmë, Haxhinasto tha se procesi është në hetim dhe se hetimet do të zbulojnë përgjegjësite institucionale.

Pas hetimeve përgjegjësit do përgjigjen sipas detyrave funksionale. Secili të thellohet çfarë detyrash ka pasur dhe nëse i ka kryer apo jo ato.

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Aviacioni Civil vijojnë përplasjet në distancë në lidhje për përgjegjësinë instuticionale të dështimit të sigurisë.

Nga ana e saj Prokuroria ka zgjeruar rrethin e hetimeve duke përfshirë edhe institucionet, të cilat kanë patur dijeni për problematikën në Aeroport, por që nuk kanë marrë masat./Oranews.tv/

Exit mobile version