Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reaguar për herë të parë pas grabitjes së miliona eurove në Rinas. Sejko është shprehur i shqetësuar për përsëritjen e rasteve të ngjashme të grabitjeve.
Guvernatori bëri thirrje për marrjen e masave, që ngjarja të mos përsëritet.
Gent Sejko: “Jemi të shqetësuar që ngjarje të tilla po përsëriten. Duhet të merren masa që të mos ndodhin më.”
Arrestimi i katër personave – Policia arrestoi mbrëmjen e 20 prillit katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit.
Personat e ndaluar dyshohen se kanë lidhje me grabitjen. Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.
Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Furgonit iu modifikua shasia për të hapur dyert e aeroportit.
Një prej të ndaluarve dyshohet të jetë nga Fushë-Kruja.
Asnjë informacion mbi shumën e grabitur- Nuk ka ende një informacion të saktë mbi shumën totale të grabitur.
Prokuroria e Krimeve të Rënda u dërgoi më 18 prill shkresë zyrtare tre bankave të niveli të dytë për shumat e parave që i kishin destinuar për tu depozituar jashtë.
Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike afersisht 5.7 milionë euro. /Telegrafi/