Jashtë ambienteve të policisë për të marrë një konfirmim zyrtar nëse është Admir Murataj personi që është vrarë ditën e djeshme, pret edhe vëllai i tij, Tan Murataj.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ka komunikuar personalisht me të dhe thotë se familjes kanë filluar t’i vijnë ngushëllimet, por se ata nuk i kanë hapur ende dyert e mortit.
“Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri’, ka thënë ai.
Duket se për të konfirmuar zyrtarisht vrasjen e Muratajt, policia pret edhe analizën e ADN-së nga Greqia, vendi fqinj ku edhe ishte dënuar e më pas arratisur nga burgu.