Telegrafi

Grabitja në Rinas, ekspertiza mjekoligjore konfirmon: Viktima në Tapizë është Admir Murataj

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori. Sipas ekspertizës, Murataj është vrarë nga një plumb dhe se gjurmët e gishtave të viktimës tek ura e Tapizës korrespondojnë me atë të Admir Muratajt.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shty seancën gjyqësore për një 14 maj për shkak të mungesës së aktit të vdekjes.

Lexo po ashtu Familja e Admir Murataj padit Policinë e Shqipërisë për vrasjen e tij

Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Murataj.

Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Murataj, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma çregjistrimi.

Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, flasin vëllai dhe djali i “dajës" nga Kosova: Kur i shkohet në dasmë njeriut, i shkohet edhe në dekë

Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda Aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj. /Telegrafi/