Telegrafi

Grabitja e bankës në Laç: Për tre minuta grabiten 23 mijë euro (Video)

Vetëm për tre minuta disa persona kanë arritur të realizojnë grabitjen e 23 mijë eurove, në një bankë shumë pranë Komisariatit të policisë në Laç të Shqipërisë.

Ata kanë ruajtur pikërisht momentin kur policia po organizonte festën e fundvitit në një nga lokalet e zonës, ndërsa banka sapo kishte përfunduar ditën dhe me dyer të mbyllura po bënte bilancin.

Policia ka deklaruar se autorët kanë hyrë me maska duke thyer xhamin e derës dhe nën kërcënimin e armëve, duke terrorizuar punonjësit kanë kryer grabitjen.

Policia saktëson se kanë qenë tre persona, dy prej të cilëve të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës

Ndonëse vlera e shumës së grabitur nuk është zyrtare, paraprakisht mendohet se janë të paktën 23 mijë euro.

Pasi kanë kryer vjedhjen, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Më poshtë gjeni edhe videon e ngjarjes.