Site icon Telegrafi

Policia jep detaje në lidhje me grabitjen e armatosur në Prizren

(E plotësuar)-  Në orët e mbrëmjes në një filial të “Western Union” në Prizren ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Dy persona kanë arritur të marrin një shumë të parave, por që më pas kanë hasur në rezistencën e policisë.

Njëri prej të dyshuarve është plagosur pasi ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë, mes tyre dhe një polici civil.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë përmes telefonit se të dyshuarit janë në arrati dhe policia është duke punuar për t’ju rënë në gjurmë dhe për t’i kapur.

Grabitet ‘Western Union’, Policia e Kosovës plagos të dyshuarin

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur filialin e “Wester Union” në lagjen Bazhdërhane të Prizrenit.

Derisa të dyshuarit po e kryenin veprën, kanë hasur në një polic ku edhe ka pasur të shtëna në mes tyre.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se njëri prej të dyshuarve, rreth orës 17:20 është plagosur, por pavarësisht kësaj që të dy të dyshuarit kanë arritur të ikin në drejtim të panjohur.

Exit mobile version