Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur kur një persona i maskuar dhe armatosur ka hyrë në ekspoziturën e Stopanska Bankës e cila gjendet në ndërtesën e Komunës së Çairit dhe me anë të kërcënimeve i ka marrë të gjitha paratë nga të punësuarit.
Menjëherë pas këtij informacioni në teren kanë dalë përfaqësues të policisë të cilët kanë evidentuar rastin dhe janë në kërkim të kryerësit të veprës. Policia nuk ka njoftuar për shumën e parave të vjedhura. /Zhurnal//Telegrafi/