Telegrafi

I grabitet shtëpia, por hajdutët i lënë dy letra (Foto)

Nëse keni pasur fatkeqësinë që t’iu jetë vjedhur ndonjëherë shtëpia kur nuk keni qenë aty, mendoni se hajdutët nuk do të lënë asgjë pas.

Por kjo nuk është historia e Joseph Alvarado, i cili pasi u kthye në banesë gjeti derën e thyer dhe vuri re se PS3 bashkë me lodrat tjera dhe laptopi i vajzës ishin vjedhur. Ajo çfarë e çuditi më së shumti ishin dy letra të shkruara me dorë që i kishin lënë hajdutët.

Mesa duket, po dy ka qenë edhe numri i hajdutëve, të cilët kishin shkruar letrat, ku në njërën kërkohej falje dhe në tjetrën vihej në lojë, përcjell TCH.

Në njërën nga letrat shkruhej: “I vodha gjërat e tua sepse më detyroi vëllai”, ndërsa në tjetrën “ Hyra brenda…. hahaha… PS3, lodrat dhe kompjuterin… Nga: Një fëmijë hahaha”.

Duke u nisur nga lloji i shkrimit besohet se dyshja që ka realizuar vjedhjen të kenë qenë fëmijë.