Policia ka arrestuar dje A.M. (22), D.J. (44) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, pas një grabitjeje në muzeun “Nënë Tereza”.
Grabitësit në ora 11:25 në Shtëpinë përkujtimore në rrugën “Maqedonia” ka marrë para nga arka pasi e ka kërcënuar me thikë punonjësin.
“Të tre janë dërguar në stacion policor, paratë e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer të dëmtuarit.
Rasti është raportuar në Prokurorinë Publike dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të bëhet procedimi përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/