Site icon Telegrafi

Grabitet punonjësi i një pike karburanti në Tiranë

Një 42-vjeçar, punonjës i një pike karburanti ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, rreth orës 22:45 të së dielës.

Sipas informacioneve zyrtare, një person i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë, rreth 25 vjeç, me anë të kërcënimit, ka marr 8 mijë lekë dhe një celular tip “Iphone 6”, punonjësit të karburantit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Exit mobile version