Sulmohet për herë të dytë organi i akuzës në qytetin e Durrësit.
Natën e kaluar, persona ende të paidentifikuar janë futur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, që ndodhet në katet e fundit të godinës që e ndan me Gjykatën.
Mësohet se autorët kanë vjedhur dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e zyrtarëve të lartë.
Më 8 maj u grabit edhe korrespondenca e prokurorisë, përmes sulmit në mes të ditës të korrierit që sapo e kishte tërhequr atë nga filiali kryesor i postës. /Telegrafi/