Site icon Telegrafi

Grabitet pika e karburantit në Vlorë

Një pikë karburanesh ka rënë pre e grabitjes në aksin rrugor Novoselë-Vlorë.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 minuta të mëngjesit të sotëm, ku dy persona të maskuar kanë vjedhur pikën e karburantit.

Policia shqiptare, ka njoftuar se ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar.

”Ata të dy kanë kërcënuar rojën e karburantit shtetasin me inicialet A. L., dhe i kanë marrë (vjedhur) një vlerë monetare prej 35.000 lekë të vjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo e fundit ka deklaruar se ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan Shekulli.

Exit mobile version