Telegrafi

Grabitet një postë në Prishtinë – policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Në mbrëmjen e së martës, një person ka kryer grabitje në një postë në rugën Enver Maloku në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe menjëherë pas raportimit, forcat e rendit kanë reaguar shpejt.

“Më 19:00 patëm një raportim për një grabitje në një nga postat në rrugën ‘Enver Maloku’. Policia ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje”.

“Dyshohet se një individ ka arritur të marrë një shumë parash dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat është kryer grabitja.

Po ashtu, po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

“Policia ka nisur me hetimet dhe nuk do të ndalet derisa të identifikohet dhe vihet para drejtësisë personi përgjegjë:, u shpreh Ahmeti./Telegrafi/