Filiala e Postës së Maqedonisë në Ohër, është grabitur këtë mëngjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
Nuk janë dhënë detaje se sa ka qenë shuma e parave të marra nga personi i dyshuar, ndërsa policia e Ohrit e ka konfirmuar rastin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është arerstuar një person, i cili dyshohet se e ka kryer vjedhje në postën në qendër të Ohrit. Për momentin merren masa për zbardhjen e rastit, si dhe çfarë është vjedhur”, thonë nga SPB Ohër.
Pas zbardhjes së rastit dhe konfirmimit të detajeve, SPB Ohër ka paralajmëruar informacione rreth kësaj ngjarje./Telegrafi/