Ditën e djeshme disa persona me përdorim të forcës kanë hyrë në objektin e një këmbimore në zonën e Çairit dhe kanë marrë një kasafortë me para dhe më pas janë larguar me automjetin pa targa “Volkswagen Jetta”.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, vjedhjen në SPB Shkup e ka raportuar dje në orën 10:15, pronari i këmbimores, M.D.(42) nga Shkupi, ndërsa ka ndodhur rreth orës 04:20.
Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, mjeti është gjetur në një parking në zonën e Çairit.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.