Dy persona të panjohur dje kanë kryer grabitje në një kazino në rrugën “Vangell Dinu” në Shkup.
MPB-ja informon se kryesit me kërcënim më pistoletë kanë marrë rreth 50.000 denarë, ku janë larguar në drejtim të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e kryesve dhe për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/