Sot rreth orës 13:00, është grabitur një filial i pagesave elektronike, në Rrugën ‘Bill Clinton’ konkretisht në lokalin “Tel Net”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se si pasojë e sulmit gjatë grabitjes një femër ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Vlera e parave të grabitura ka mbetur të konfirmohet. Policia është duke u marrë me rastin dhe po kryen hetimet e nevojshme për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm të involvuar në këtë rast”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/