Telegrafi

Grabitet një filial banke në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Katër persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur nga filiali i një banke një shumë parash dhe janë larguar me një veturë pa targa.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në rrugën “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë.

“Sipas arkëtarëve të bankës dy nga të dyshuarit kanë qenë me armë automatike kallashnikov, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka pasur një revole”, thuhet në raport.

Në raport tutje thuhet se nuk  ka të lënduar, ndërkaq rasti është nën hetime. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim