Është grabitur një bastore sportive në Çair të Shkupit, njoftoi sot policia.
“Dje në ora 21:17 në SPB Shkup është raportuar se në një bastore sportive në zonën e Çairit në Shkup, dy persona kanë kërcënuar punonjësin dhe kanë marrë para nga qarkullimi ditor”.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.