Site icon Telegrafi

Grabitet një bankë në Saraj të Shkupit

Foto: Ilustrim

Këtë mëngjes filiali i NLB Bankës në Komunën e Sarajit është grabitur nga disa persona të armatosur.

Siç njoftojnë nga vetë banka, në momentin e grabitjes të pranishëm kanë qenë të punësuarit dhe klientët, të cilët tani janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përfaqësuesit e bankës janë në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe të punësuarit që kanë qenë të pranishëm në filialë, duke e vendosur sigurinë dhe shëndetin e tyre në plan të parë”, thonë nga banka.

Për momentin akoma nuk ka detaje për dëmin që është shkaktuar nga vjedhja.

Organet e rendit po bëjnë hetime në vendin e ngjarjes dhe punojnë për zbardhjen e rastit.

Nga NLB Banka thonë se mjetet e klientëve janë të sigurta, pasi siç shtojnë, banka ka sigurim për gjithë pasurinë e saj dhe mjetet e klientëve./Telegrafi/

Exit mobile version