Telegrafi

Grabitet një bankë në Prishtinë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur njërën nga filialet e një banke e cila gjendet në lagjen Veternik në Prishtinë, me ç’ rast kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Grabitja ka ndodhur sot në ora 15:10. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

‘Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar, si dhe vendndodhjen e tyre.