Grabitësit hynë në hapësirën mbështetëse të Plus Marketit në Ferizaj k,u nga këtu, personat që ende janë të panjohur e grabitën kasafortën.
Pronari Ferat Neziri ka thënë se grabitja ndodhi në mëngjesin e hershëm të së premtes, derisa në këtë qendër tregtare po bëhet zgjerimi i objektit, dhe kamerat nuk ishin funksionale.
Nga kjo grabitje, përveç vjedhjes së shumës prej 5000 deri në 6000 euro, mbeti i lënduar edhe rojtari Ferid Shala. /Klan Kosova/