Sipas policisë, tre persona të armatosur dhe me maska hynë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve u kërkuan punonjësve të bankës t’iu dorëzojnë paratë.
Shuma e grabitur në një prej kasave është rreth 700 mijë lekë të reja, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi nga banka./Telegrafi/